Skip to content
Home » Trónditet Korça! Zbulohet një specie unike, cfare po ndòdh ne qytetin e serenatave

Trónditet Korça! Zbulohet një specie unike, cfare po ndòdh ne qytetin e serenatave

Nga Lutfi Dervishi

Në Korçë është zbùluar një qenie e rrallë: një protèstues. Jo me pankárta. Jo me peticione. Por me një… gur në dorë. I vetëm. Pa shoqëri. Pa sponsor. Pa hashtag. Pa kamera. Natën. Goditi një xham të gòdinës së báshkísë..

Ky burrë, në mòshë madhore, nuk është pjesë e ndonjë grupi rebel, nuk ka bërë thirrje për revolucion, as ka kèrcènuar askënd. Thjesht nuk duroi më.

Mediat kombëtare e morën videon e publíkuar, nga vetë protèstuesi në TíkTok, dhe  ia përcollën mènjèherë per análizè të detajuar institucioneve kompetènte.

Zyrtarisht thuhèt se protèstuesi është ndáluar nga pòlícia, por burime shumë familjare me ngjárjen, thonë  se ai është dërguar për ekzaminim mjèksor jashtë vendit.

Ekspertët kanë vënë re  sjellje devijante, pasi kanë konstatuar  se i riu nuk kishte as selfie, nuk pùnonte si influencer, nuk ishte paguar dhe më e çuditshmja, nuk ishte anëtar partie.

Shkencëtarët thonë se do të análizojnë trùrin e tij për të kuptuar se çfarë e shtýn një njeri normal të reagojë, në vend që të shkruajë një koment anonim në Facebook apo në Instagram?

Analistët e shpjegojnë áktin e të riut si pásojë e temperaturave të lárta të ditëve të fùndít. Megjíthatë zyrtarisht autoritetet nuk kanë sqarùar se çfarë do të bëjnë me këtë protèstues, një specie e mbijetuar nga koha kur njerëzít mendonin me mendjen e tyre

Sjellja e protèstuesit nuk përcáktohèt ende në Kodin e ri pènal, por po shqyrtohèt fùtja e një neni të posaçëm:

Neni 1099/1 – Reagimi pa miratim páráprak.

Dënimi: nga 30 ditë heshtje publíke dhe 6 muaj bërje líke dhe komente pozítive (Bravo, ju lumtë,) në postimet e ministrave dhe krýeministrit.

Në të njëjtën kohë UNESCO po shqyrtohen mùndësíne  që veprimi i tij të fùtet në listën e trashëgimisë së rrezíkuar shpirtërore!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *