Ekspertët thonë se nisma ka disa paqartësi, por mùnd të ndíkojë në shtimin e lindjeve
Nga 1 janari 2026, bonusit të bebeve do t’i ndrýshojë krejtësisht forma.
Në vend të çekut që jepet një herë në lindje, prindërit do të përfitojnë një shumë mujore për çdo fèmíjë deri në mòshën pesë vjèç.
Pagesat nisín nga 5 mijë lekë në muaj, për fèmíjën e parë, 7 mijë lekë për fèmíjen e dytë dhe 10 mijë lekë për fèmíjën e tretë, pagesa që do të jenë për 5 vite.
-Fëmija i parë: 5 000 lekë/muaj (60 000 lekë/vit)
-Fëmija i dytë: 7 000 lekë/muaj (84 000 lekë/vit)
-Fëmija i tretë e më shumë: 10 000 lekë/muaj (120 000 lekë/vit)
“Të gjíthë e dinë sa kushton të rrisësh një fèmíjë sot – që nga pelenat, deri te qumështi. Në këto kushte, ato 40 mijë lekë, 80 mijë lekë apo edhe 120 mijë lekë që jepeshin njëherësh, nuk mbùlonin thuajse asgjë.Vetëm shpenzímet minimale mujore për një fèmíjë sot janë mbi 10 mijë lekë të reja. ndáj kalimi nga një bonus i njëhershëm në një mbështètje mujore është një hap pozítiv.”-tha Klodian Muçá.
Sipas INSTAT, vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025 lindjet kanë rënë me mbi 14% krahasuar me vitin e káluar. Në vend u regjístruan vetëm 4.662 lindje.
“E vetmja paqartësi mbètet: a do të nisë zbatimi i skemës më 1 janar 2026, apo do të përfshijë edhe fèmíjët e lindur gjatë vitit 2025? Nga ana tjetër, dùhèt márrë párásysh edhe ndíkimi në buxhèt.”-vijon Muçá.
Megjíthatë për ekspertët ky ndrýshim mùnd të pèrmírësojë sadopak mirëqenien familjare dhe të jetë një nxitje për të rinjtë që të kríjojnë familje.